Hoxha: E kemi studiuar kundërshtarin

Futboll

Hoxha: E kemi studiuar kundërshtarin

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 21:15
Hoxha: E kemi studiuar kundërshtarin

Ditën e nesërme Partizani do të përballet me skuadrën e Sfintul George në sfidën e vlefshme për raundin e pare të Ligës së Konferencës.

Në prag të sfidës së nesërme, kapiteni Alban Hoxha në prononcimin për mediat foli për kundërshtarin, debutimin e disa lojtarëve në këtë kompeticion dhe për tifozët.

Kundërshtari: ’’E kemi studiuar kundërshtarin, e njohim përmes videove që kemi parë në analiza. Mendoj se e kemi marrë informacionin bazë dhe mënyrën se si luan kundërshtari. Megjithatë mendoj se nesër gjatë ndeshjes do e njohim akoma më mirë’’.

Ndeshja e parë?: ‘’Është shumë e rëndësishme. Nëse bën mirë në ndeshjen e parë, besoj se të dytën mund ta kesh akoma më të thjeshtë. Ne shpresojmë që të bëjmë mirë që nesër, të jemi të përqendruar, që kur të ikim në Moldavi ta kemi më të thjeshtë. Shpresoj të shënojmë shpejt dhe sa më shumë, që ta kemi më të lehtë atje’’.

Debutimi i shumë lojtarëve?: ‘’Mendoj se është emocion për lojtarin kur prezantohet menjëherë në Ligën e Konferencës, aq më tepër që ka qenë një periudhë pa ndeshje dhe lojtarët nuk janë ende në ritëm. Megjithatë jemi grup dhe po ishte pjesë e grupit, një lojtar i ardhur i ri e ka më të thjeshtë. E kemi treguar gjithmonë se jemi grup i mirë dhe mendoj se lojtarë e ri do e kenë më të lehtë prezantimin nesër’’.

Ndryshimi i rregullit të golit jashtë fushe?: ‘’Nuk e di si ta shpjegoj pjesën e golit të fushës. Për ne ishte gjë e mirë, pasi luftonin për një gol jashtë. Duke parë ekipet që janë futur në Ligën e Konferencës, ku ekipet janë aty-aty, mendoj se nuk do të ndikojë shumë’’.

Tifozët?: ‘’Na kanë munguar, na kanë munguar shumë. Ata kanë qenë të shumtë në kampionat. U bë gati një vit e më shumë që nuk janë dhe kur shikoje ndeshjet dukeshin si ndeshje kontrolli. Kjo është gjë e mirë, rikthimi i tifozëve, dhe këtë e shohim edhe në Europian ku janë të pranishëm dhe ka tjetër fytyrë. Kështu që për mua është shumë gjë e mirë që janë rikthyer tifozët. Nesër do jenë të shumtë dhe do jenë tamam lojtari jonë i 12-të’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat