Marota jep premtimin e madh

Futboll

Marota jep premtimin e madh

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 11:27
Marota jep premtimin e madh

I deleguari sportiv i kampionëve të Italisë, Bepe Marota, ishte i pranishëm në prezantimin e trajnerit të ri, Simone Inzagi. Marota foli për merkaton e klubit ku pranoi vështirësitë ekonomike të shkaktuara nga pandemia:

“Jetojmë në një kohë pandemie dhe mendoj që vështirësia ekonomike është prezente kudo, por Interi do të vazhdojë projektin fitues të nisur dy vite me parë. Sigurisht që disa gjëra kanë ndryshuar, por jo qëllimi ynë. Kemi pasur një takim të frytshëm me trajnerin dhe drejtuesit e tjerë ku është diskutuar për strategjinë që do të ndjekim.

Merkato? Jemi gati për prenotojmë goditjen e radhës për të forcuar edhe më shumë skuadrën e cila besoj se do të jetë e aftë për të mbrojtur titullin”.

Marota bëri thirrje për hapjen e stadiumeve në kapacitetin e plotë për sezonin e ri. “Jemi të emocionuar për faktin që do të rikthehen tifozët. I bëj thirrje qeverisë që të hapë stadiumet në kapacitet të plotë duke marrë si shembull kampionatin spanjoll dhe atë anglez”, u shpreh i deleguari i kampionëve zikaltër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat