Spinazzola do të jetë i pranishëm në finalen e Wembleyt ndaj Anglisë

Futboll

Spinazzola do të jetë i pranishëm në finalen e Wembleyt ndaj Anglisë

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 12:08
Leonardo Spinazzola

Leonardo Spinazzola do të jetë i pranishëm në stadiumin “Wembley”.

Mbrojtësi italian ishte fatkeq pasi këputi ligamentin e tetivës në ndeshjen ndaj Belgjikës në kuadër të çerekfinales së “Euro 2020”.

Ai do të mungojë nga katër deri në gjashtë muaj shkaku i këtij lëndimi, por kjo nuk do të mund ta ndalojë atë që ta mbështesë skuadrën e tij.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Spinazzola do të udhëtojë për në Londër ditën e shtunë ku më pas do të jetë afër skuadrës edhe në ditën e finales në “Wembley” ku më pas do të rikthehet me shokët e skuadrës në Romë.

Italia dhe Anglia do të përballen në finale të Kampionatit Evropian të dielën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat