Zyrtare: Milan blen Tonalin

Futboll

Zyrtare: Milan blen Tonalin

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 16:45
Sandro Tonali

AC Milan ka arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit të Brescia Sandro Tonali.

Milan ka konfrimuar transferimin e Tonalit përmes një postimi në llogarinë e tyre në Twitter.

Mesfushori ishte i huazuar te Rossonerët sezonin e kaluar nga Brescia, dhe tani Milan ka vendosur për blerjen përfundimtare të tij.

21-vjeçari ka nënshkruarë kontratë pesë-vjeçare që do ta mbajë atë në “San Siro” deri më 30 qershor 2026.

Italiani, sezonin e kaluar zhvilloi 37 paraqitje me fanellën e Milan në të gjitha garat, duke mos lënë shumë përshtype por duket se drejtuesit e klubit italian janë të bindur në kualitet e tij duke parë moshën e tij të re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat