Struga Trim & Lum fantastike, debuton me barazim në Evropë

Futboll

Struga Trim & Lum fantastike, debuton me barazim në Evropë

Nga: Kemajl Goca Më: 8 korrik 2021 Në ora: 17:56
Pamje nga ndeshja

Skuadra shqiptare Struga Trim & Lum bëri paraqitje fantastike, nxori rezultat të mirë në ndeshjen e parë të rrethit të parë të eliminatorëve të Conference League. 

Skuadra shqiptare debuton me barazim në Evropë, duke luajtur 1:1 në udhëtim me Liepaja-n nga Letonia. 

Struganët patën disa mundësi por të pafat në pjesën e parë.

Në minutën e 31-të, Dodo realizoi për epërsinë e skuadrës nga Letonia.

Në minutën e 90+3’, futbollisti Besir Iseni barazon rezultatin 1:1, kësisoj i siguron rezultat të favorshëm skuadrës së tij për takimin e kthimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat