Mesfushori i Prishtinës befasohet me kushtet në Hungari

Futboll

Mesfushori i Prishtinës befasohet me kushtet në Hungari

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 00:56
Qendrim Zyba

Prishtina është befasuar me kushtet që ka ofruar Ferencvarosi.

Këtë e pranoi mesfushori i Prishtinës, Qendrim Zyba.

“Ne jemi befasuar me stadiumin dhe kushtet”.

Zyba ka cekur se në kësi lloj kushte mund të luhet edhe 120 minuta pa u lodhur.

“Këtu mund të luash 120 minuta dhe nuk të humb freskia”.

Edhe pse Prishtina pësoi humbje nga skuadra hungareze, prapë se prapë Zyba ka konsideruar se është përvojë e mirë”.

“Për karrierën time është një përvojë e mirë, sepse ndeshja ka qenë e fortë dhe shpresojë që do të kemi më shumë kësi lloj ndeshje”.

Ferencvaros e mposhti Prishtinën me rezultat 3:0.

Prishtina e pret skuadrën hungareze më 13 korrik në “Fadil Vokrri”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat