Pacult do të jetë pjesë e elitës së futbollit në Austri

Futboll

Pacult do të jetë pjesë e elitës së futbollit në Austri

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 11:29
Pacult do të jetë pjesë e elitës së futbollit në Austri

Peter Pacult do të jetë pjesë e elitës së futbollit në Austri pasi ngjiti Austria Klagenfurt.

Në këtë merkato të verës trajneri po kërkon përforcime, ndërsa vështrimi është hedhur tek Sindrit Guri. Me këtë sulmues Pacult ka punuar kur ishte pjesë e Kukësit në 2018, ndërsa Sindriti shpërtheu për të shënuar 19 gola.

Më pas do të vinte kalimi te Ostende, por gjithmonë duke qenë në hije dhe pa treguar vlerat e tij. Aktualisht pa skuadër, Pacult kërkon që të rikthejë Gurin e kohëve më të mira, atëherë kur do të arrinte që të fitonte ftesën e Kombëtares.

Njëkohësisht një tjetër afrim për Austria Klagenfurt pritet që të jetë Agim Zeka.

Ky i fundit ka qneë pjesë e Shqipërisë U-21 dhe komentohej si një prej talenteve më të mëdhenj që vinin nga Shpresat tona, por do të mbeste pa skuadër pas mbylljes së aventurës me Austrinë e Vienës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat