Tifozja kapet nga kamera dhe e pushojnë nga puna

Futboll

Tifozja kapet nga kamera dhe e pushojnë nga puna

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 13:39
Tifozja kapet nga kamera dhe e pushojnë nga puna

Ironia e fatit! Tifozja angleze Nina Faroqi, u pushua nga puna, pasi gënjeu shefat duke u hequr sikur ishte sëmurë, për të shkuar në “Wemblye” dhe për të ndjekur nga shkallët e stadiumit përballjen Angli-Danimarkë.

E ulur pas porte, 37-vjeçarja, përfundoi në ekranin e madh të stadiumit, gjatë festës së golit.

Ky moment rezultoi fatal për të! Të nesërmen e sfidës, teksa ishte duke shkuar me tren për në punë, pronarja i komunikoi që ishte e shkarkuar, pikërisht se kishte gënjyer.

Fytyra e Farooqi u shfaq kudo gjatë festës së golit të barazimit nga Anglia, duke përfunduar edhe në Instagramin e prezantuesit Stesi Dolej, teksa ai imazh nuk i shpëtoi as pronares së Ninës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat