Në garë për një mbrojtës

Futboll

Në garë për një mbrojtës

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 15:30
Në garë për një mbrojtës

Arsenali dhe Manchester United janë duke e monitoruar situatën e mbrojtësit të Barcelonës, Samuel Umtiti, raporton “El Gol Digitial”.

Dy gjigantët anglezë po kërkojnë të përforcohen në repartin e mbrojtjes për sezonin e ri.

Mbrojtësi francez pritet të largohet nga “Blaugranët” këtë verë, pasi që nuk është në planet e trajnerit Koeman për sezonin e ardhshëm.

Po ashtu, katalanasit duhet të largojnë disa lojtarë në mënyrë që të rikthejnë ekuilibrat financiarë pas afrimit të Ageros, Depay dhe Garcia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat