PSG-ja nuk ka ndërmend të ndalet

Futboll

PSG-ja nuk ka ndërmend të ndalet

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 12:34
PSG-ja nuk ka ndërmend të ndalet

PSG-ja nuk ka ndërmend të ndalet, por do të tronditë botën e futbollit. Pas zyrtarizimeve të Vajnaldumit, Hakimit dhe Serxho Ramosit, klubi francez është gati të bëjë një tjetër goditje të madhe.

Pol Pogba është ai që pëlqehet nga drejtori sportiv Leonardo dhe kanë nisur bisedimet mes tij dhe menaxherit Raiola. Pogba nuk e ka rinovuar ende kontratën me Mançester Junajtidin dhe ajo skadon pas 12 muajsh.

Diçka e tillë e detyron klubin anglez që të tregohet i kujdesshëm dhe të vlerësojë çdo ofertë që vjen drejt tij. Në të kundërt mund ta humbasë futbollistin me kosto zero verën e ardhshme.

Sipas “ESPN”, “Djajtë e Kuq” mund ta lënë të lirë kampionin e botës për një shifër 50 milionë paund. Nuk duhet të harrojmë që edhe Donaruma ka arritur marrëveshjen me PSG-në dhe shumë shpejt pritet që të zyrtarizohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat