Sabit Osmani - futbollist i dalluar në Gjeneratën e Republikës 

Futboll

Sabit Osmani - futbollist i dalluar në Gjeneratën e Republikës 

Nga: Kemajl Goca Më: 10 korrik 2021 Në ora: 19:12
Sabit Osmani - futbollist i dalluar në Gjeneratën e Republikës 

Sportistët tanë kurrë nuk u ndalën në vitet e 90-ta (1991-1999), duke i zhvilluar garat në kuadër të Republikës së Kosovës dhe vazhdimisht të kërcënuar nga milicia e regjimi serb.

Pushtuesi serb nuk zgjidhte mjete, por sulmonte me çfarë kishte në duart e tyre kundër sportistëve shqiptarë, vetëm pse i zhvillonin garat në fusha dhe salla të improvizuara. 

Shpesh herë kur i ndërprisnin ndeshjet, futeshin edhe me autoblinda në fushë, duke i kërcënuar rëndë të gjithë akterët e ndeshjes.

Sabit Osmani i takon Gjeneratës së Republikës. Një futbollist luftarak, i qetë dhe motivues për bashkëlojtarë.

Në vitin 1992 (lojtar i Trepçës) ka qenë i zgjedhur në dhjetëshin më të mirë të futbollistëve të Republikës së Kosovës. 

Osmani si të gjithë sportistët tjerë, veproi me guxim duke kontribuar për futbollin dhe sportin në përgjithësi të Kosovës. 

Ai asnjëherë nuk u tremb nga kërcënimet por ishte i vendosur në misionin e tij, në shërbim të sportit dhe shtetit të Kosovës.

Ishin vite të rënda, vitet e sakrificës së madhe dhe secili sportist me aq sa kishte mundësi ka dhënë për sportin, duke iu kundërvu okupatorit serb.

Osmani edhe në vitet e pasluftës nuk u ndal, një kohë edhe kryetrajner, duke e kryer këtë zeje me sukses..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat