Ibra: Topi më kishte munguar

Futboll

Ibra: Topi më kishte munguar

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 11:43
Ibra: Topi më kishte munguar

Të enjten nisi zyrtarisht sezoni edhe për Milanin. Pas konferencës për shtyp të Stefano Piolit, skuadra nisi grumbullimin veror me stërvitjen e parë.

Në qendrën stërvitore të kuqezinjve u pa sërish edhe Zlatan Ibrahimoviç, i angazhuar me riaftësimin nga operacioni në gju. Edhe ditën e djeshme sulmuesi suedez kreu një përgatitje të personalizuar në palestër, por po pret me padurim rikthimin në fushë.

Përmes rrjeteve sociale, ndërkohë, Ibra ka azhurnuar kushtet e tij fizike pas ndërhyrjes në gju të 18 qershorit. Në profilin e tij në “Instagram” janë shfaqur dy foto: e para ballore dhe e dyta me shpinë, gjithmonë me topin në duar, me diçiturat:

“Më ke munguar dashuri”, “Por, fillimisht kam nevojë të punoj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat