Southgate nuk është i frikësuar

Futboll

Southgate nuk është i frikësuar

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 12:51
Southgate nuk është i frikësuar

Gareth Southgate nuk është i frikësuar nga Italia dhe nga mesfusha e “Axurrëve”.

“Kur drejton një skuadër shikon gjithçka dhe duhet të marrësh vendimet më të rëndësishme për ekipin. Duhet të përshtatesh me pikët e tua të forcës dhe të kërkosh të shfrytëzosh pikët e dobëta të kundërshtarit”, ka thënë trajneri i Anglisë, Gareth Southgate në prag të finales së Europianit.

“Italia ka një trajner me eksperiencë, lojtarë cilësorë dhe një rekord të çmendur. Këtë e dimë, por lojtarët tanë kanë luajtur tashmë kundër Kroos, Modric dhe jo vetëm, dhe kemi luajtur në mënyrën e duhur”, ka shtuar tekniku i Tre Luanëve.

“Kemi lojën tonë, pikët tona të forcës: është e bukura e futbollit, çdo kombëtare ka pikët e saj të forcës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat