Inter kthen sytë nga Miralem Pjaniç

Futboll

Inter kthen sytë nga Miralem Pjaniç

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 16:50
Inter kthen sytë nga Miralem Pjaniç

Inter kthen sytë nga Miralem Pjaniç. Sipas mediave italiane, zikaltrit kanë piketuar mesfushorin boshnjak të Barcelonës si një përforcim të mundshëm për merkaton e kësaj vere, por për ky operacion mund të realizohet vetëm nëse plotësohen dy kushte.

I pari është që mesfushori 31-vjeçar të largohet me parametra zero nga Barcelona, pasi zikaltrit nuk kanë mundësinë të paguajnë për kartonin e tij dhe i dyti është që vetë Pjaniç të pranojë një ulje page nga 6.5 milionë euro që merr aktualisht, në 5.5 milionë euro që janë gati t’i ofrojnë te Interi.

Ajo që është e sigurt për momentin, është fakti që Miralem Pjanic nuk bën më pjesë në projektin e trajnerit Ronald Koeman dhe do të largohet nga Barcelona, ndërsa mediat katalane raportojnë se Laporta është gati ta lërë të lirë boshnjakun, vetëm për t’i liruar nga paga e tij e majme.

Nga ana tjetër, Interi në atë rol ka vetëm kroatin Brozovic, e ardhmja e të cilit është e pasigurt, pasi kontrata i skadon verën e ardhshme dhe deri tani nuk ka një marrëveshje për rinovimin e saj.

Nëse palët nuk gjejnë gjuhën e përbashkët për të rinovuar në ditët e ardhshme, atëherë zikaltrit do të provojnë të shesin Brozoviç që këtë verë, për të mos e humbur me parametra zero një vit më vonë dhe adhuruesit e kroatit janë të shumtë, sidomos në kampionatin anglez.

Kështu me largimin e Brozovic, Marotta e Ausilio do të provonin të sillnin në Milano boshnjakun Pjanic, duke siguruar me parametra zero një regjisor me mjaft eksperiencë, por kujdes nga rivaliteti me Juven, pasi edhe Allegri po shtyn për ta marrë sërish në Torino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat