Lista e të ftuarve zyrtarë në finalën e Euro 2020

Futboll

Lista e të ftuarve zyrtarë në finalën e Euro 2020

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 21:20
Euro 2020

Ka një listë të gjatë te të ftuarve për finalën e Euro 2020, përfshirë këtu Fabio Capellon, David Beckhamin dhe Tom Cruise. Ky i fundit ka përcjellur edhe finalen e Wimbledonit

Italia dhe Anglia takohen sonte në finalen e Euro 2020 në Wembley të Londrës.

E në këtë finale pritet që të marrin një numër i madh i personaliteteve italiane dhe angleze të cilët do ta përcjellin finalën, duke filluar nga Presidenti i FIGC, Gabriele Gravina dhe ai i FA, Peter McCormick.

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella po ashtu do ta përcjell finalen ashtu si Christian Eriksen, i cili është ftuar nga UEFA. Mesfushori i Interi ka pësuar arrest kardiak gjatë ndeshjes hapëse të Danimarkës në Euro 2020 kundër Finlandës.

Ish lojtari i Anglisë, David Beckham dhe Wayne Rooney janë në listën e të ftuarve ashtu si fituesi i Botërorit me Italinë më 2006, Alessandro Nesta dhe Gianluca Zambrotta.

Tom Cruise po ashtu është në stadiumin Wembley pasi që është parë duke e parë edhe finalën e Wimbledonit të cilën e fitoi Novak Djokovic kundër italianit Matteo Berrettini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat