Koulibaly në radarin e Evertonit

Futboll

Koulibaly në radarin e Evertonit

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 15:25
Kalidou Koulibaly

Klubi anglez Everton ka shprehur interesim për mbrojtësin e Napolit Kalidou Koulibaly.

Sipas ‘90min’, trajneri i Everton Rafa Benitez dëshiron transferimin e Koulibaly gjatë afatit kalimar të verës.

Benitez ka marrë drejtimin e klubit anglez para pak javësh, dhe menjëherë ka bërë listën e dëshirave për ti transfuerar gjatë verës, në mesin e të preferuarve të tij është edhe mbrojtësi i Napolit.

Senegalezi ka kontratë me klubin italian deri në qershor të vitit 2023, por mund të largohet për një ofertë rreth 50 milionë euro.

30-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 37 paraqitje me skuadrën e tij në të gjitha garat, duke realizuar një gol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat