Arsenal arrin marrëveshje me Marseille për William Saliba

Futboll

Arsenal arrin marrëveshje me Marseille për William Saliba

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 23:04
William Saliba

Arsenal dhe Marseille kanë arritur marrëveshje për huazimin njëvjeçar të mbrojtësit William Saliba.

Ish lojtari i Saint-Etienne ende nuk ka debutuar me “Topçinjtë”, ngase kaloi pjesën e dytë të edicionit 2020/21 huazim te Nice.

Saliba menjëherë u bë zgjedhje e parë te Nice dhe impresionoi me 20 paraqitje në Ligue 1, derisa kishte sugjerime që do të ketë mundësinë të tregojë vetën në parapërgatitjet me ekipin e parë të Arsenalit.

Sidoqoftë, Athletic, raporton se francezi do huazohet për herë të tretë, ngase edicionin e ardhshëm do ta kalojë te Marseille.

Ky do jetë vetëm huazim pa mundësi blerje, ngase lojtari mbetet në projektin afatgjatë të Mikel Artetas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat