Ja kujt ia dedikon titullin Chiellini

Futboll

Ja kujt ia dedikon titullin Chiellini

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 23:37
Giorgio Chiellini

Kapiteni i Italisë, Giorgio Chiellini ia ka dedikuar titullin e Euro 2020, Presidentit Sergio Mattarella, “miliona italianëve në tërë botën” dhe ish mbrojtësit Davide Astori.

Azzurri e ngritën trofeun e Euro 2020 mbrëmë dhe Chiellini ia ka dedikuar këtë fitore ish mbrojtësit të Italisë, Astori, i cili vdiq në gjumë para ndeshjes se Fiorentinas kundër Udineses. 36 vjeçari ka folur në Quirinale në prezencë të Mattarellas, president i Italisë.

“I nderuar President, me lejo që të falënderoj nga pjesa e ime dhe e skuadrës për pritjen tuaj”, ka thënë Chiellini në Quirinale. “Prezenca e juaj ishte një gjest për t’u admiruar. Ne dëshirojmë që këtë fitore të ua dedikojmë juve dhe miliona italianëve në tërë botën të cilët na bënë që të mos ndihemi vetëm në asnjë moment në këtë udhëtim. Ne këtë dedikim do ta zgjatim edhe për Davide Astori, ne do të dëshironim që ta kemi atë me ne këtu, ai gjithmonë do të jetë prezent në mendime dhe zemrat tonë të cilat i takojnë edhe atij”.

“Ky është një grup që kurrë nuk e ka humbur besimin, edhe kur ishim në vështirësi, ku e mbështetëm vetevetën dhe e vendosin interesin e skuadrës para individit. Nëse ne jemi këtu sot, nuk janë vetëm penalltitë që shënuam në kohën shtesë, por edhe për shkak se kemi transformuar shoqërinë tonë duke bërë jetën tonë edhe më të mrekullueshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat