​Roma e interesuar për Telles

Futboll

​Roma e interesuar për Telles

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 15:09
Alex Telles

Mourinho e dëshiron brazilianin si zëvendësim të Spinazzolas.

Skuadra italiane AS Roma ka shprehur interesim në mbrojtësin e krahut të majtët të Manchester United Alex Telles, raporton “Calcio Mercato”.

Trajneri i ri i “Giallorossit” Jose Mourinho e sheh 28 vjeçarin si zëvendësim ideal të Leondardo Spinazzolas, ku ky i fundit pësoi lëndim në Euro 2020 që do ta mbaj jashtë fushave deri në gjashtë muaj.

Në sezonin e parë me Manchester United, Telles nuk e ka bindur trajneri Solskjaer me paraqitjet e tij, dhe një marrëveshje huazimi mund të arrihet, nëse Roma paraqet një ofertë të mirë.

Që nga transferimi i tij tek “Djajtë e Kuq”, mbrojtësi brazilian ka bërë 27 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar dy gola dhe gjashtë asistime mbi emrin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat