U tronditën edhe vetë lojtarët e Anglisë kur panë

Futboll

U tronditën edhe vetë lojtarët e Anglisë kur panë

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 17:09
U tronditën edhe vetë lojtarët e Anglisë kur panë

Anglia nuk mundi që të kthente trofeun në shtëpi dhe të përmbushte dëshirën e këngën e tifozëve: “It’s coming home”. Këtë herë Europiani ka përfunduar në Romë. Ndeshja u vendos në ruletën ruse atje ku Italia ishte më e saktë. Pavarësisht se te anglezët shkëlqeu portieri Pikford, nga ana tjetër Rashford, Saka dhe Sancho gabuan ekzekutimin e tyre.

Kritika të mëdha mori edhe Southgate për faktin sesi zgjodhi futbollistin 19-vjeçar, Saka, që të gjuante penallti me peshë.

“Daily Mail” ka zbuluar edhe mënyrën sesi janë caktuar ekzekutuesit e 11-metërshave të Anglia. Që nga shtatori i vitit të kaluar, lojtarët anglez kanë praktikuar penalltitë. Southgate dhe ndihmësit e tij kanë mbajtur shënime dhe figuronte se Saka kishte përqindjen më të lartë të realizimit.

Kjo ishte arsyeja se përse trajneri i Anglisë i besoi duke lënë jashtë Sterling dhe Grealish. Southgate u besoi statistikave të stërvitjes, por në fund rezultati nuk i dha të drejtë.

Megjithatë edhe vetë lojtarët anglez nuk ishin në dijeni për këtë sistem të tillë dhe kanë mbetur të tronditur kur panë Saka që t’i drejtohet 11-metrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat