Ramos: Dua të fitoj

Futboll

Ramos: Dua të fitoj

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 17:15
Ramos: Dua të fitoj

Sergio Ramos, që është transferuar pak ditë më parë në Paris Saint Germain, ka hapur debat që mund t’i shkaktojë atij personalisht probleme.

Ish kapiteni i Real Madridit, pa u menduar dy herë, tha se Kylian Mbappe duhet të shkojë dhe të luajë në “Santiago Bernabeu”.

Natyrisht, një gjë e tillë nuk iu ka pëlqyer aspak drejtuesve të klubit.

Megjithatë, Ramos ka qetësuar ata pak duke thënë që ndoshta jo këtë verë, sepse dëshiron të paktën një sezon të luajë me të.

A do ta këshillonit Mbappé të shkojë në Madrid në një moment në karrierën e tij?

“Sigurisht. Madrid është një nga klubet më të mira në botë. Në nivel historik, më i miri. Për mua, lojtarët e mëdhenj duhet të shkojnë atje. Por, tani e dua atë në ekipin tim. Unë dua të fitoj dhe për këtë dua që më i miri të jetë pranë meje”, deklaroi Ramos për AS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat