Manchester United në kontakte me Real Madridin për Varane

Futboll

Manchester United në kontakte me Real Madridin për Varane

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 22:10
Ole Gunnar Solskjaer dhe Raphael Varane

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka zbuluar detajet e fundit lidhur me qendërmbrojtësin e Real Madridit, Raphael Varane.

Varene është i hapur për një aventurë të re dhe dëshiron t’i bashkohet “Djajve të Kuq”.

Romano ka bërë të ditur se United është në negociata direkt me Realin për Varane.

“Man United është në kontakte direkt me Real Madrid për Varane, pasi hapen negociatat para disa javëve. Negociatat për marrëveshje personale nuk janë problem”.

“Man United konfirmuan interesimin për transferimin e Varane dhe do bëjnë ofertën e parë sapo të dinë pozitën përfundimtare të Realit”, shkroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat