PSG dorëzohet për Messin

Futboll

PSG dorëzohet për Messin

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 09:10
Lionel Messi

Lionel Messi teknikisht mbetet një lojtar i lirë pasi i ka skaduar tash e dy javë kontrata me Barcelonën, por Paris Saint-Germain thuhet se kanë hedhur në tokë peshqirin duke pranuar humbjen në përpjekjet e tyre për ta nënshkruar atë.

Klubi francez nuk e ka fshehur interesin e tij për argjentinasin në të kaluarën, por tani duket se ndjenja nuk është e ndërsjellë dhe kështu ata kanë vendosur të heqin dorë nga përpjekjet e tyre për ta ribashkuar atë me Neymarin, i cili do të zhgënjehet duke mos parë dëshirën e tij të bëhet e vërtetë.

Lajmi, i raportuar nga Le Parisien, do të vijë si një lehtësim i madh për tifozët e Barcelonës pasi mund të tregojë se rinovimi i Messit në Camp Nou është thjesht çështje kohe.

34-vjeçari ka qenë jashtë kontratës për dy javë, megjithëse Blaugranët përpiqen të rregullojnë buxhetin e pagave për ta bërë ri-nënshkrimin e tij një mundësi të vlefshme.

Presidenti Joan Laporta vazhdon të bëjë thirrje për qetësi dhe pohon se gjithçka po shkon mirë, duke thënë të hënën se rinovimi i Messit “po përparon në mënyrë adekuate”.

Vetë Messi po fillon një periudhë pushimi të merituar pasi fitoi trofeun e Copa America me Argjentinën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat