Gjigantët evropianë të interesuar për yllin e Juventusit

Futboll

Gjigantët evropianë të interesuar për yllin e Juventusit

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 11:18
Sulmuesi i Juventusit, Federico Chiesa

Sulmuesi i Juventusit, Federico Chiesa që shkëlqeu gjatë “Euro 2020” ka fituar vëmendjen e gjigantëve evropianë që kanë nisur të pyesin për italianin, përfshirë Liverpool dhe Bayern Munich.

Sipas Calciomercato, Chiesa është ndër lojtarët më të kërkuar te Juventus, me gjysmën e Premierligës të interesuar, transmeton lajmi.net.

Chiesa shkroi historinë me Italinë duke fituar Evropianin dhe tani synon Seria A me “Bianconerët”.

Juventus nuk është i hapur për shitjen e lojtarit dhe nuk duan të dëgjojnë oferta, por kjo nuk i ka ndaluar klubet evropiane të pyesin.

Liverpool dhe Bayern Munich janë ndër klubet e interesuara për lojtarin, derisa edhe trajneri Julian Nagelsmann ka biseduar me sulmuesin.

Formalisht, Chiesas i skadon kontrata në vitin 2022, pasi arriti në formë huazimi për dy vite me obligim blerje nga Fiorentina.

Juventus nuk mund ta shesë lojtarin derisa ta kompletojnë blerjen, pasi kanë marrëveshje që të paguajnë 60 milionë euro gjatë tre viteve.

Juventus përfundoi në pozitën e katërt në sezonin e parë të Chiesas, ku kontribuoi me tetë gola dhe tetë asistime në 30 ndeshje të Seria A, duke shtuar dy në katër paraqitje të Kupës së Italisë dhe katër në tetë paraqitje të Ligës së Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat