​Interi arrin marrëveshje personale me Hector Bellerin

Futboll

​Interi arrin marrëveshje personale me Hector Bellerin

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 13:48
Hector Bellerin

Inter dhe Hector Bellerin thuhet se kanë arritur një marrëveshje dhe “Nerazzurrët” tani duhet të mbyllin marrëveshjen me Arsenalin.

“La Gazzetta dello Sport” pretendon se Interi e ka bindur mbrojtësin spanjoll të transferohet në Itali me një marrëveshje pesë-vjeçare dhe një pagë me vlerë 3.5 milion euro në sezon.

Por marrëveshja me “Gunners” ende mungon, pasi londinezët duan të shesin lojtarin dhe Interi po kërkon një huazim me opsionin e blerjes, përcjellë KosovaPress.

“Topçinjtë” mund ta shesin lojtarin në huazim por me detyrim te blerjes përfundimtare dhe e vlerësojnë spanjollin me 20 milionë euro.

Nga ana tjetër, Interi, ka një buxhet të ulët për këtë afat kalimtar dhe shpresojnë që dëshira e Bellerin për të kaluar në Milano do të jetë një faktor kryesor për të zhbllokuar marrëveshjen me gjigandët e Premier Ligës.

Trajneri i ri i Interit Simone Inzaghi po kërkon zëvendësimin e Achraf Hakimit në “Giuseppe Meazza”, pasi mbrojtësit e krahut janë shumë të rëndësishëm në formacionin taktik të ish-trajnerit të Lazios.

Raporti pretendon se Interi po shikon gjithashtu lëvizjet e mundshme për Davide Zappacosta, Denzel Dumfries dhe Hans Hateboer, nëse operacioni për Bellerin nuk realizohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat