Boshnjakët kanë lënë në shtëpi dy futbollistë para sfidës me Vllazninë

Futboll

Boshnjakët kanë lënë në shtëpi dy futbollistë para sfidës me Vllazninë

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 14:15
Boshnjakët kanë lënë në shtëpi dy futbollistë para sfidës me Vllazninë

Shiroki Brijeg vjen në Shkodër me avantazhin e ndeshjes së parë, por në daljen e djeshme para mediave boshnjake, trajneri Toni Karaçiç, ka pohuar se skuadra e tij ka hedhur vetëm një hap, ndërsa beteja mbetet për t’u fituar në “Loro Boriçi”.

Boshnjakët kanë lënë në shtëpi dy futbollistë, pasi janë të dëmtuar, Bozho Musa dhe Ivan Grgiç, si dhe do të vijojnë me programin riaftësues. Shikroki brijeg ka udhëtuar dje drejt Malit të Zi. Ata janë akomoduar në Podgoricë, ku kanë kryer edhe seancën stërvitore të radhës.

Ndërsa gjatë paradites së sotme do të udhëtojnë nga Podgorica në Shkodër.

Trajneri i Shirokit ka dalë mëngjesin e djeshëm para mediave boshnjake bashkë me dy lojtarë, Zvonimir Begiç dhe Jure Obshivaç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat