Superkompjuteri parashikon kampionin e ri në Angli 

Futboll

Superkompjuteri parashikon kampionin e ri në Angli 

Nga: K.G. Më: 14 korrik 2021 Në ora: 14:38
Superkompjuteri parashikon kampionin e ri në Angli 

Asgjë e re në Angli, të paktën për sa i përket Premier League dhe parashikimeve se kush do të jetë kampion për sezonin e ardhshëm në ligën më të fortë në botë.

Mediat e famshme në Ishull me ndihmën e superkompjuterit parashikojnë që për sezonin 2021/2022 kampion do të jetë përsëri Manchester City.

Do të jetë titulli i katërt i Pep Guardiolës në pesë sezonet e tij si trajner i "qytetarëve".

Liverpool do të përfundojë në vendin e dytë, i ndjekur nga Chelsea, Manchester United, Arsenal, Tottenham, Leicester ... diku këtu përfundon lista e klubeve që u jepet të paktën një shans teorik për titullin në sezonin e ri.

Parashikohet që për Pep nuk do të jetë aq i lehtë sa sezoni i kaluar kur ekipi i tij thjesht dominoi. Parashikohet që City, Liverpool dhe Chelsea do të luftojnë për fronin deri në raundin e fundit, dhe të tre klubet do të përfundojnë me një ndryshim prej vetëm dy pikësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat