Milan në prag të nënshkrimit me Bondon

Futboll

Milan në prag të nënshkrimit me Bondon

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 23:04
Warren Bondo

Milan është në prag të nënshkrimit të mesfushorit 17 vjeçar të ekipit të të rinjve Nancy, Warren Bondo në një marrëveshje me vlerë 2 milionë euro.

Prindërit e lojtarit u panë duke lënë selinë e Milanit këtë pasdite.

Thuhet se ata arritën një marrëveshje mbi kushtet personale për një kontratë me vlerë 700,000 mijë euro në vit, shkruan footballitalia.

Sipas Sportitalia, oferta për Nancy do të jetë rreth 2 milionë euro duke përfshirë bonuset në lidhje me performancën.

Ai do të mbushë 18 vjeç në shtator dhe ka gjashtë ndeshje për Francën në grupmoshat nën-17 vjeç.

Bondo bëri 13 paraqitje në Ligue 2 në karrierën e tij, duke shënuar një gol.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat