Barcelona në gjueti

Futboll

Barcelona në gjueti

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 18:46
Barcelona në gjueti

Gjiganti katalunas dëshiron që ta bind yllin francez që të rinovojë kontratën e re, por me ulje të pagës. Barcelona është duke synuar që të arrijë marrëveshje me yllin Ousmane Dembele për të nënshkruar një kontratë të re në “Camp Nou”, raporton “Sport”.

Sulmuesi francez veçse është rikthyer nga lëndimi që pësoi me Francën në Euro 2020, dhe spekulohej se Barça ishte e gatshme që ta shesë atë këtë verë.

Sidoqoftë, “Blaugranët” tani po synojnë që të arrijnë marrëveshje me Dembelen, për ta mbajtur atë në “Camp Nou”, ku yllit francez do t’i nevojitet që të pranojë zbritje të pagës për ta vazhduar të ardhmen në La Liga.

Sezonin që lamë pas, Dembele ka bërë 44 paraqitje në të gjitha garat për Barcelonën, duke regjistruar 11 gola dhe pesë asistime mbi emrin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat