Mendes: Unë duhej të rinovoja me Sporting, por...

Futboll

Mendes: Unë duhej të rinovoja me Sporting, por...

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 12:59
Mendes: Unë duhej të rinovoja me Sporting, por...

Pedro Mendes, portugez, me agjent Jorge Mendes

. Një futbollist i lindur më 1990, i cili u rrit te Sporting i Lisbonës, u transferua te Sassuolo dhe Parma, tani pjesë e Montpellier, por që kishte mundësinë të luante me më të mirët në botë. Në sezonin 2011-2012, zyra agjentit të tij siguroi që luzitani të përfundonte edhe te Real Madridi. Këto janë periudhat e Mourinhos dhe sezonet e para të Cristiano Ronaldos në “Bernabeu”. Dhe siç shpjegon Pedro Mendes për “TribunaExpresso”, ajo e “Los Blancos” ishte një shkollë e jetës:

 “Unë kam qenë te Servette i huazuar dhe kalova te Real Madridi. Nuk do ta kisha besuar kurrë.

Kam pasur një sezon të mirë në Zvicër, Servette nuk ishte kthyer në divizionin e parë për vite me radhë. Jorge Mendes foli me José Mourinho, ata e konsideruan çështjen, ranë dakord dhe vendosën të vazhdojnë me marrëveshjen. Për ta realizuar këtë, unë duhej të rinovoja me Sporting dhe kjo ndodhi. Ideja ishte që të më dërgonte te Castilla, pastaj do të varej nga paraqitja ime.

Nëse do të kisha bërë mirë, siç ndodhi me Fabinho, mund të përfundoja në ekipin e parë… Në fund kasha vetëm një ndeshje me ekipin e parë, kundër Ajax në Ligën e Kampionëve. Ishte shumë mirë si përvojë në të gjitha aspektet, madje edhe ato negative, sepse mësova shumë për atë që ndodh në një klub si Reali. Së pari kalova nga zero te njëqinta, për sa i përket rëndësisë së klubit, kushteve të trajnimit, egos, mundësisë për të pasur më të mirët në botë pranë”.

Tek ai Real Madrid, megjithatë pati disa fërkime midis portugezëve dhe spanjollëve: 

“Lakohej shumë fakti që kishte Jorge Mendes si agjent kishte një peshë të caktuar në ekip. Menjëherë dikush po murmuriste gjëra të tilla si “këtu është një tjetër nga klani i Mendes, një tjetër portugez”. Thuhet që spanjollët janë vëllezërit tanë, por ekziston një rivalitet i madh, të paktën në futboll. Unë pashë Cristiano Ronaldon duke e vërshëllyer në “Santiago Bernabeu”. Dhe për shkak se ata nuk fishkëllenin njerëz të tjerë, si unë, Coentrão apo Pepe, kapeshin me më të mirin në botë kur nuk shënonte. Ata menjëherë vunë në dyshim punën dhe profesionalizmin e tij. Por, kur e bënë këtë, Ronaldo filloi të shënonte në mënyrë të përsëritur. Imagjinoni, nëse kjo ndodh edhe me CR7, po të tjerët…"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat