Xhaferi “u tërheq veshin” të pabindurve

Futboll

Xhaferi “u tërheq veshin” të pabindurve

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 14:25
Xhaferi “u tërheq veshin” të pabindurve

Vllaznia arriti që të mbyllte me sukses misionin e pamundur në Europë duke eliminuar Siroki Brijeg pas humbjes së parë në shifrat 3-1.

Në këtë duel shkodranët kishin kundër edhe arbitrin, që favorizoi ndjeshëm rivalët dhe ndikon në rezultat.

Por fatmirësisht haku ka shkuar tek i zoti dhe Vllaznia arriti të kalonte në turin e dytë të “Conference League” duke fituar 3-0.

E vetmja gjë negative nga ndeshja e fundit ishte sjellja e disa tifozëve që mbylli ndeshjen për pak minuta.

Nisur nga ky veprim, Alban Xhaferi “u ka tërhequr veshin” të pabindurve duke thënë se veprime të tilla janë shkatërruese për projektin e ri të  Vllaznisë.

Nga ana tjetër nuk mungojnë lëvdatat për lojtarët me suksesin e arritur, që kanë gëzuar qytetin pas shumë vitesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat