Lojtari habit, i propozon të dashurës për martesë midis stadiumit

Futboll

Lojtari habit, i propozon të dashurës për martesë midis stadiumit

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 20:48
Lojtari habit, i propozon të dashurës për martesë midis stadiumit

Mesfushori i Atletiko Madrid, Markos Lorente ka menduar t’i bëjë një surprizë mjaft të bukur të dashurës së tij duke i propozuar për martesë në stadiumin “Wanda Metropolitano”.

26-vjeçari ka sajuar një intervistë në stadiumin e skuadrës së tij për t’i propozuar për martesë modeles Padi Noarbe.

Në pamjet e publikuara nga e përditshmja spanjolle “AS” shikohet e gjithë stisja e surprizës deri tek momenti final.

Si duket, Lorente po kalon një moment mjaft të mirë në aspektin personal, ashtu si në karrierë ku është kthyer ndër lojtarët më të rëndësishëm të Atletikos kohët e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat