Kapitenët triumfues

Futboll

Kapitenët triumfues

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 22:32
Kapitenët triumfues

Kapitenët triumfues të Italisë dhe Argjentinës, por për kureshtje të dy kapitenët ngritën lart trofe shumë të rëndësishëm për vendet e tyre derisa janë pa kontratë me klubet e tyre.

Kontrata e të dy lojtarëve me klubet përkatëse skaduan më 30 qershor 2022, pra para Euro 2020 dhe Kupës së Amerikës.

“Azzurrët” u bënë kampion të Evropës më 11 korrik duke mposhtur Anglinë me penallti në finalen e EURO 2020.

Vetëm disa orë më parë, Argjentina kishte mundur Brazilin në stadiumin legjendar “Maracana” të Rio de Janeiros falë një goli të Angel Di Marias.

Dyshja Chiellini dhe Messi ngritën trofetë e tyre të parë ndërkombëtarë ndërsa ishin jashtë kontratës me klubet e tyre, Barcelonën dhe Juventusin.

Që të dy pritet të nënshkruajnë zgjatje të kontratve me klubet e tyre, por deri sot, ata janë ende në dispozicion si lojtarë të lirë.

Barcelona po përpiqet të ulë pagat para se të njoftojë zgjatjen e kontratës së Messit, ndërsa Chiellini pritet të nënshkruajë një marrëveshje të re një vjeçare me “Bianconerët” pas kthimit të tij nga pushimet.

Chiellini u bashkua me Juventusin në vitin 2005 dhe luajti 535 ndeshje me “Zonjën e Vjetër”, kurse Messi e ka kaluar tërë karrierën e tij te Barcelona, duke shënuar 672 gola në 778 ndeshje me katalanasit.

Chiellini dhe Messi pritet të takohen në fushë në dhjetor ose janar pasi UEFA dhe Conmebol janë në bisedime për të organizuar një Kupë Ndërkontinentale për kombet në stadiumin “Diego Armando Maradona” në Napoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat