Besart Berisha i jep fund aventurës në Western United

Futboll

Besart Berisha i jep fund aventurës në Western United

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 08:50
Besart Berisha

Sulmuesi shqiptar, Besart Berisha i ka dhënë fund aventurës me klubin australian, Western United.

Përmes një postimi në Instagram, 35-vjeçari njoftoi se pas dy sezoneve do të largohet nga ky klub.

"Faleminderit klubit të futbollit Western United, tifozëve dhe stafit për ato 2 sezone të mahnitshme! Ishte një kënaqësi për të luajtur dhe shënuar gola për ju! Dua të falënderoj shumë shokët e ekipit, ishte mirë të luaja së bashku me ju” – shkroi Berisha në llogarinë e tij zyrtare në Instagram

Në 48 ndeshjet e zhvilluara për Western United, Berisha ka luajtur në 48 ndeshje duke realizuar 26 gola dhe duke bërë tri asistime. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat