Durmishi: Qëllimi është të bëj mirë dhe të bind trajnerin

Futboll

Durmishi: Qëllimi është të bëj mirë dhe të bind trajnerin

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 17:22
Durmishi: Qëllimi është të bëj mirë dhe të bind trajnerin

Riza Durmishi u kthye edhe një herë te Lazio pas huazimit te Salernitana, ku sërish nuk mundi të kthehet në ditët e dikurshme.

Megjithatë, shqiptari me pasaportë daneze ka besim se mund ta bindë Sarrin ta mbajë në skuadër dhe këtë e tregon në një intervistë të dhënë së fundmi.

“Jam i lumtur, po punoj shumë në këtë fazë përgatitore.

Dua të tregoj se mund të jem i dobishëm për këtë ekip, duhet të bëj shumë për këtë. Jam i pari hyj dhe i fundit që dal nga fusha.

Ndihem shumë mirë me të gjithë. Vitin e shkuar për fat të keq kam luajtur pak, por ishte vit i rëndësishëm. Sarri më vendos si mbrojtës krahu. Më pëlqen pozicioni im, jam ofensiv dhe mund të bëj mirë me stilin e tij të lojës”.

“Qëllimi është të bëj mirë dhe të bind trajnerin. Është e vështirë sepse konkurrenca është e madhe, por do jap maksimumin tim. Sarri punon shumë në fazën mbrojtëse, jemi optimistë për të vazhduar punën”, tha Durmishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat