A&N prezanton transferimin e ri, por pa ia përmendur emrin dhe mbiemrin

Futboll

A&N prezanton transferimin e ri, por pa ia përmendur emrin dhe mbiemrin

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 21:35
A&N

A&N ka vazhduar me përforcime për edicionin e ri në Ligën e Parë të Kosovës.

Skuadra prizrenase ka zyrtarizuar futbollistin nga Bregu i Fildishtë, Noumoufa Diarra.

Lojtari në fjalë edicionin e kaluar ka qenë pjesë e FC Dardanës ku kishte pasur paraqitje shumë të mira.

Image

Gjithsesi në prezantimin e tij zyrtar, klubi prizrenas nuk ia ka përmendur emrin, pasi për këtë ka bërë një lojë shpërblyese për tifozët e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat