Smalling: E tmerrshme

Futboll

Smalling: E tmerrshme

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 13:33
Smalling: E tmerrshme

Chris Smalling flet mbi “Euro 2020” dhe ardhjen e Josè Mourinho në stolin e Romës, ku ai luan.

Në një intervistë për gazetën angleze “The Telegraph”, mbrojtësi foli për marrëdhëniet e tij me “Special One”, me të cilin u takua që kur luajti me Manchester United nga viti 2016 deri më 2018: “Kur ishim së bashku, herën e kaluar, fituam disa trofe, kështu që shpresoj të jem në gjendje të fitoj përsëri sezonin e ri me të”.

Ish-kapiteni i “Djajve të Kuq”, gjithashtu tha fjalën e tij mbi faullin e Chiellini ndaj Saka në minutat e fundit të finales së Europianit, midis Italisë dhe Anglisë: “Ishte e tmerrshme ta shikoja si tifoz i Anglisë, por nëse rolet do të ndryshoheshin, nëse do të isha gjendur në vendin e tij, do të kisha bërë të njëjtën gjë.

Falë këtyre veprimeve dinake ata arritën ta menaxhojnë si duhet atë finale, duke ndihmuar shumë shokët e tyre më të rinj në kombëtare”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat