Sfidojnë shkodranët

Futboll

Sfidojnë shkodranët

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 13:49
Sfidojnë shkodranët

Në prag të sfidës ndaj Vllaznisë, e vlefshme për turin e dytë të Ligës së Konferencës, e cila do të zhvillohet të enjten në orën 19:00, trajneri i AEL Limasol, Dushan Kërkëz ka folur përpara mediave duke analizuar këtë takim:

“Ne jemi të lumtur që jemi këtu. Ne kemi punuar për një vit që të jemi në Europë. Unë jam i lumtur me lojtarët që erdhën, disa prej tyre patjetër kanë nevojë për kohë rregullimi. Tani kemi dy ndeshje me Vllazninë. Ne i pamë dy ndeshjet e saj me Shiroki Brijeg. Vllaznia luan më mirë në shtëpi.

Ajo ka një trajner me përvojë në një nivel të lartë. Ai ka lojtarë të mirë dhe është fanatik në zbatimin e detyrave të dhëna.

Duhet të bëjmë shumë mirë. Tani që rregullat e golit jashtë fushe ka ndryshuar, situata është ndryshe. Të gjithë lojtarët janë gati përveç Angelos Andreou i cili ka një ndrydhje.

Për ne është shumë e rëndësishme që të kemi një rezultat të mirë në këtë ndeshje të parë dhe të mbajmë zero në pësimin e golave, por kjo nuk do të thotë asgjë.

Ne duhet t’i shohim të dy ndeshjet. Vllaznia është pak më e përgatitur, por ne duam të luajmë ndeshjen tonë. Unë mendoj se ne mund të bëjmë dy ndeshje të mira dhe të kalojë. Nuk më intereson loja e bukur, por të kalojme turin.”, përfundoi trajneri i AEL Limasol, Dushan Kërkëz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat