Lajm i mirë për PSG-në, ja kur rikthehet Achraf Hakimi

Futboll

Lajm i mirë për PSG-në, ja kur rikthehet Achraf Hakimi

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 18:46
Achraf Hakimi

Achraf Hakimi do të rikthehet më shpejt sesa ishte paraparë.

Hakimi kishte rezultuar pozitiv me COVID-19 me 17 korrik dhe që nga ajo ditë është në vetizolim duke i ndjekur protokollet kundër COVID-19.

Sipas “L’Equipe”, Hakimi tani nuk do të mungojë dy javë, por do të rikthehet stërvitjeve me shokët e skuadrës gjatë ditës së diele të fundjavës së ardhshme.

Në fakt, ai kishte rezultuar pozitiv në muajin tetor të vitit të kaluar, dhe kjo është hera e dytë që ai infektohet me virusin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat