Mjek dhe aktivist politik

Futboll

Mjek dhe aktivist politik

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 12:51
Mjek dhe aktivist politik

I njohur nga miqtë e tij si Magrao (dembeli i madh), për shkak të stilit të veçantë, mjekrës dhe flokëve të gjatë e kaçurrela –  duke mos pasur fuqi dhe qëndrueshmëri, ai gjithmonë shmangte përleshjet fizike me lojtarët kundërshtar, ky ishte kapiteni i Brazilit në kampionatin botëror të vitit 1982, filozofi liridashës dhe mjeku brazilian, Socratesi.

Shumica e lojtarëve të suksesshëm të futbollit përshtatin stilin e jetës së tyre me detyrimet e profesionit. Ideja e Socrates ishte ta bënte të kundërtën. 

Nga të gjitha traditat konservatore të futbollit brazilian, asgjë nuk e irritonte Socratesin më tepër se praktika e lojtarëve për të kaluar natën para ndeshjes në hotel. Mjaft i aftë për të shënuar gola pa stërvitje, dhe mjaft i zgjuar për të kaluar provimet pa studiuar, ai u bë një mjek dhe një futbollist pa shumë përpjekje.

Në vitin 1981 në kohën kur në Brazili po sundonte një regjim ushtarak, Sokrates u bë prijës i një lëvizjeje subversive, të quajtur Demokracia Cortthianse, që operonte në kuadër të klubit ku ai luante, Corithinas.

Andaj, për sistemin politik të Brazilit – që asokohe sundohej nga një diktaturë e rreptë ushtarake – ekzistenca e diçkaje të quajtur ‘Corinthians Democracy’ në një nga klubet më të famshme ishte e tepërt për diktaturën.

Ndonëse deri në të 20-tat e tij ishte apolitik, fama e Socrates u rrit, kështu edhe aktivizimi i tij, ai u pozicionua si zëdhënës i të varfërve të Brazilit.

Festimi i golave me grusht të ngritur përpjetë ravizonte figurën e tij politike, gjegjësisht kundërshtimin e tij karshi regjimit politik në Brazil.

Në 1984, Socrates u largua nga Brazili për të kaluar në Seria A. Duke qenë se, Serie A ishte Liga më e fortë në botë, kalimi i tij në Fiorentina, aty ku dembelia dhe duhan pirja e tij nuk u mirëpritën nga shokët e skuadrës, bëri që transferimi i tij të regjistrohej si një nga më të dështuarit në historinë e futbollit.

“Fitoret e mia politike janë më të rëndësishme sesa fitoret si lojtar profesionist. Një ndeshje përfundon për 90 minuta, por jeta vazhdon”.

Këto janë fjalët e thella dhe të fuqishme të Socrates Brasileiro Sampaio de Souza Vieira de Oliveira, i njohur si Socrates, njëri prej lojtarëve më të mirë në historinë e futbollit brazilian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat