Dortmund dëshiron të nënshkruajë me lojtarin e PSV Eindhovenit

Futboll

Dortmund dëshiron të nënshkruajë me lojtarin e PSV Eindhovenit

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 14:11
Dortmund dëshiron të nënshkruajë me lojtarin e PSV Eindhovenit

Klubi gjerman Borussia Dortmund dëshiron të nënshkruajë me lojtarin e PSV Eindhovenit, Donyell Malen.

Sipas gazetarit italian Fabrizio Romano, Dortmundi tani është në kontakt me menaxherin e lojtarit, Mino Raiola, për të arritur një marrëveshje mbi kushtet personale për Donyell Malen.

Sipas gazetarit në fjalë, Borussia Dortmundi do t’i bëjë një ofertë zyrtare klubit holandez, PSV Eindhoven, sapo të përfundohet marrëveshja e kontratës.

Donyelli ishte një nga synimet kryesore për Dortmundin, pas transferimit të Jadon Sanchos në Manchester United.

Në të kaluarën 25-vjeçari Malen ka luajtur për Ajaxin dhe Arsenalin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat