Kërçeli për Prishtinën: Po funksionon gjithçka mirë 

Futboll

Kërçeli për Prishtinën: Po funksionon gjithçka mirë 

Nga: Kemajl Goca Më: 21 korrik 2021 Në ora: 14:20
Kërçeli për Prishtinën: Po funksionon gjithçka mirë 

Prishtina është në super formë, dëshmia më e mirë është fitorja e djeshme, me rezultat 4:1 kundër kampionit të Uellsit, Connah’s Quay Nomads.

Një fitore shumë e rëndësishme, që i jep qetësinë futbollistëve të Prishtinës për sfidën e kthimit në Uells, e cila luhet me 29 korrik (20.00).

Bardhekaltrit po tregojnë lojëra shumë të mira në garat evropiane dhe kurrë nuk kanë qenë më afër rrethit të tretë të Conference League.

Drejtori sportiv i FC Prishtina, Fisnik Kërçeli, është jashtëzakonisht i kënaqur me lojërat e djelmoshave bardhekaltër, sidomos me fitoren e djeshme.

Prishtina shënoi fitore bindëse, a mendoni se është në formën më të mirë në dy dekadat e fundit?

“Unë mendoj që si grup po funksionon gjithçka mirë, duke filluar prej presidentëve e deri të ekonomi i klubit”, tha Kërçeli për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat