Pas 7339 ditësh, Buffon rikthehet të luajë me Parman

Futboll

Pas 7339 ditësh, Buffon rikthehet të luajë me Parman

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 09:30
Gianluigi Buffon

Portieri Gianluigi Buffon është rikthyer te Parma.

Buffoni ka zhvilluar mbrëmë ndeshjen e parë me skuadrën e Parmës pas saktësisht 7339 ditësh.

Portieri është rikthyer te skuadra e tij ku u rrit pas 20 vitesh, dhe tani ka debutuar sërish në ndeshjen miqësore ndaj Bochum.

Italiani luajti vetëm në pjesën e parë të ndeshjes, duke arritur ta mbaj portën e paprekur, ndërsa në pjesën e dytë Bochum fitoi me rezultat 1-0.

43-vjeçari duket ende në formë fantastike dhe nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga futbollit, pasi ka kontratë me Parmën deri në qershor të vitit 2023.

Kujtojmë që Parma sezonin e ardhshëm do të bëjë gara në Serie B të Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat