Shifrat e publikuara në Francë janë të çuditshme

Futboll

Shifrat e publikuara në Francë janë të çuditshme

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 15:29
Shifrat e publikuara në Francë janë të çuditshme

Donaruma vendosi që të largohej përfundimisht nga Milani, në skuadrën që debutoi në moshën 16-vjeçare.

Shumë kritika ka marrë portieri italian se vendosi të tradhëtonte ngjyrat e zemrës për të shkuar në një tjetër vend ku garantohen më tepër të ardhura. Por kjo nuk rezulton tërësisht e vërtetë.

Sipas asaj që raporton “L’Equipe”, Donaruma do të përfitojë 7 milion euro në sezon te gjigandët francez.

Ndërkohë oferta e Milanit ishte për 8 milion euro, por portieri vendosi që të refuzonte kontratën e italianëve dhe të largohej drejt PSG. Pra nisur gjuha e shifrave mund të thuhet se largimi i Donarumës ka ardhur për çështje projekti dhe jo interesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat