Vjen përgjigja e Lukakut

Futboll

Vjen përgjigja e Lukakut

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 11:22
Vjen përgjigja e Lukakut

Sulmuesi i Interit Romelu Lukaku e ka hedhur poshtë mundësinë për t’u kthyer në Chelsea, pavarësisht se ish-klubi i kishte ofruar pagë marramendëse.

Chelsea kishte biseduar me sulmuesin belg, duke ia ofruar atij mundësinë për t’u kthyer në Stamford Brige, sipas mediave italiane.

Por Lukaku dëshiron të qëndrojë në Inter, prandaj edhe nuk pranoi që bisedimet mes tij dhe Chelseat të vazhdonin.

Sipas të përditshmes italiane Gazzetta dello Sport, Lukaku nuk dëshiron të largohet nga Giuseppe Meazza, megjithëse klubi londinez i ka ofruar pagë shumë më të lartë se zikaltrit.

Marrëveshja e 28-vjeçarit me Interin nuk skadon deri në qershor të vitit 2024 dhe sipas mediave italiane, Interi nuk ka marrë asnjëherë ofertë formale nga Chelsea.

Lukaku iu bashkua Interit nga Manchester Unitedi për 74 milionë euro në verën e vitit 2019. Ai i shënoi 64 gola në 95 ndeshje për zikaltrit gjatë dy vjetëve.

Sulmuesi belg i ishte bashkuar Chelseat nga Anderlechti në vitin 2011, por i kishte luajtur vetëm 15 ndeshje për ekipin e parë para se të huazohej në West Brom dhe të shitej në Everton vite më vonë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat