Nistor i habitur se si u eliminuan nga skuadra shqiptare

Futboll

Nistor i habitur se si u eliminuan nga skuadra shqiptare

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 11:53
Nistor i habitur se si u eliminuan nga skuadra shqiptare

Dan Nistor, mesfushori i skuadrës së Universitatea Krajovës, e ka cilësuar si “ditë të errët” atë ku ekipi i tij u eliminua nga Laçi në Ligën e Konferencës.

“Kjo është një ditë e errët për ne dhe për futbollin rumun që duhet ta kalojë sa më shpejt. Nëse do të shënoja në fillim mund të flisnim për një ndeshje tjetër, jam shumë i mërzitur, pasi është një natë e errët.

Ne duhet të punojmë më shumë, do të bëjmë një analizë çfarë shkoi gabim dhe nga dita e nesërme duhet të mendojmë rreth ndeshjes me Botoshanin.

Nuk duhet të gjejmë alibi. Nuk ka rëndësi kush iku e kush erdhi, të 11 lojtarët plus rezervat duhej të jepnin gjithçka e të kualifikoheshim. Sot unë shkrova një faqe të re në historinë e Universitatea Krajovës, një faqe të zezë. E njëjta gjë thuhet për futbollin rumun. Nëse njerëz nga Shqipëria, Kazakistani apo Sllovakia na mundin, kjo tregon se kush jemi. Le të themi të vërtetën, të mos fshihemi pas gishtit. Nuk më besohet që nuk u kualifikuam”, tha Nistor pas sfidës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat