Arsenal hakmerret ndaj Mourinhos për shqiptarin e Kosovës

Futboll

Arsenal hakmerret ndaj Mourinhos për shqiptarin e Kosovës

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 12:01
Arsenal hakmerret ndaj Mourinhos për shqiptarin e Kosovës

Arsenal hakmerret ndaj Mourinhos për shqiptarin e Kosovës!

Arsenali ia mbyll derën ofertës së mundshme të Romës për të transferuar në Itali, mesfushorin me origjinë shqiptare të Zvicrës, Granit Xhakën.

Mediat britanike shkruajnë se Arsenali po mendon të rinovojë kontratën me shqiptarin Xhaka duke e lënë kështu " me gisht në gojë" trajnerin Murinjo, i cili e kërkonte me ngulm mesfushorin si pjesë të organikës së Romës.

Xhaka është kthyer të stërvitet me Arsenalin dhe këto shihen si sinjale që ai tashmë do të jetë pjesë e topçinjve.  Kontrata e Xhakës skadon pas dy vitesh dhe klubi po mendon ta blindojë atë, edhe pse Roma akoma nuk ka bërë një ofertë bindëse.

Xhaka pritej të largohej nga klubi këtë verë pas sezonit për t’u harruar të Arsenalit. Por, paraqitjet e tij fantastike në Euro 2020, duket se ka qenë një pikë kthese që klubi ta mbajë. Arsenali e konsideron tani të rëndësishëm për sezonin e ardhshëm, i mbetet Xhakës të vendosë, të insistojë t’i bashkohet Romës së Jose Mourinhos, apo të pranojë rinovimin e kontratës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat