I bashkohet Prishtinës

Futboll

I bashkohet Prishtinës

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 11:54
I bashkohet Prishtinës

Arlind Shabani pas një viti të kaluar te Struga Trim Lum, ka vendosur që sërish të rikthehet në futbollin e Kosovës, mirëpo këtë herë duke nënshkruar me ekipin kampion të FC Prishtinës, njofton “infOSport.mk”.

Talenti 19-vjeçar ditë më parë me pëlqim të dyanshëm prishi kontratën me Struga Trim Lum.

Ndërsa tashmë i njëjti i ka thënë “PO” Prishtinës, që këtë vit shkroi historinë, duke u kualifikuar në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Shabani me FC Prishtinën ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare, ndërsa ditëve në vijim edhe zyrtarisht i njëjti pritet të prezantohet me fanellën “bardhekaltër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat