Befason Laporta: Nuk është mbyllur ende marrëveshja me Messin

Futboll

Befason Laporta: Nuk është mbyllur ende marrëveshja me Messin

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 20:40
Joan Laporta

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka dhënë disa informacione lidhur me kontratën e re të sulmuesit Lionel Messi.

Argjentinasi vazhdon të jetë në pushime në pritje të nënshkruajë kontratën e re me katalunasit, por ende s’ka asgjë zyrtare.

Ka pasur raportime që marrëveshja e plotë është arritur, por Laporta ka bërë të ditur se është duke vazhduar mirë, por ende s’është mbyllur.

“Jemi duke punuar në marrëveshjen e Messit. Nuk është zgjedhur komplet, por është duke shkuar mirë. Ai dëshiron të qëndrojë”, tha ai.

Ndërkohë, Messi ka bërë të ditur se nuk rikthehet në stërvitje pa nënshkruar rinovimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat