Brazili gjunjëzon Meksikën, kualifikohet në finalen e madhe 

Futboll

Brazili gjunjëzon Meksikën, kualifikohet në finalen e madhe 

Nga: K.Goca Më: 3 gusht 2021 Në ora: 13:26
Brazili gjunjëzon Meksikën, kualifikohet në finalen e madhe 

Brazili është në finalen e madhe të Lojërave Olimpike, pret fituesin e sfidës Japoni – Spanjë.

Brazili triumfoi me penallti me rezultat 4:1 ndaj olimpikëve të Meksikës, pasi ndeshja në kohën e rregullt përfundoi baras (0:0) dhe edhe pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta nuk pati gola. 

Penalltitë, për Brazilin shënuan Alves, Martinelli, Guimaraes e Reinier dhe për Meksikën Rodriguez, dështuan Aguirre, Vasquez.

Brazili olimpik është në finalen e madhe dhe e ka të sigurt medaljen e argjendtë por synon të artën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat